Çka ndodh me një vend ku fushata zgjedhore s'përfundon kurrë? - Tjetër
Lajmërimi që i ishte bërë 9 shkurtit, ditës së zgjedhjeve, kishte qenë aq pompoz sa ta merrte mendja kushedi çka ndodhi. Ishte ende verë, gushti i vitit 2024. Pra, shtatë muaj përpara. Lajmërimi - ose shpallja nëse doni - kishte ceremonialitetin që i takonte. "Urime!" - na tha presidentja.